Modelja Arta Arifi, ish-bashkëshortja e Genc Prelvukajt me të cilin ka edhe një djalë, ka vendosur të mbulohet.
Revista Kosovarja shkruan se modelja ka thënë se ka parë në ëndërr duke lexuar Kuranin dhe kjo e ka shtyrë që të bëhet praktikuse e devotshme e fesë.
Ajo thotë që sot për herë të parë ka vënë Shamin në kokë dhe ka fal namaz.
Arta Arifi, përveç sukseseve të saj si modele, ajo ka dëshmuar vetën edhe si nënë e mirë, edukatore e përkushtuar për djalin e saj Gjinin.
Arta gjithmonë në vend të parë e kishte të birin e saj, për të cilin thotë që është gjëja më e bukur në jetën e saj.
Ajo në profilin e saj shkruan: “O Allah te faleminderit Ty dhe vetëm Ty qe me mundësove ta kem këtë ndjenje, ndjenjën e Nënës..te faleminderit Ty qe me dhe drite ne zemrën time, O Allah i madh vetëm ty te falem dhe vetëm tek Ty mbështetem”.
No comments:
Post a Comment