Ky është një moment tmerri për një mësuese britanike e cila u lëndua kur një elefant sulmoi makinën e saj në Parkun Kombëtar ‘Kruger’ bë Afrikën e Jugut.
Sarah Brooks nga Lincolnshire po udhëtonte me makinën e saj kur u sulmua nga elefanti, ka thënë menaxheri i parkut.
“Sigurisht se ata ishin të frikësuar por gjithashtu falënderues që ende janë gjallë. Makina e tyre ishte rrotulluar, do të ishte rrafshuar por për fat të mirë elefanti ishte koncentruar në pjesën e pasme të makinës, dhe kjo është arsyeja që mysafirët tanë janë ende gjallë derisa po flas unë tani”, ka thënë për BBC, menaxheri William Mabasa.
Brooks është liruar nga spitali derisa partneri i saj, i cili ishte në makinë me të, ka pësuar lëndime serioze.
No comments:
Post a Comment