ads

Wednesday, January 15, 2014

Njeriut që i shpërthyen flakët nga brenda (video)

JU LUTEM SE PARI KLIKONI TEK KATRORI ME LART









Njeriut që i shpërthyen flakët nga brenda (video)
Franck Baker nga Vermonti (SHBA), ishte përballur me vdekjen dhe ishte dekoruar me tre Zemra të purpurta në Vietnam, por thotë se tmerrin e vërtetë e kishte parë më 1995 deri sa ishte i shtrirë në divanin e dhomës së tij të ndejës, kur u përfshi nga një djegie e brendshme spontane.
“Po bëheshim gati për peshkim dhe po prisnim në  divan. Gjithçka ishte si është më mirë. Miku im Pit ishte i ulur afër meje dhe po  talleshim pa të keq, deri sa atmosfera nuk nisi të ngrohet, tha Baker në emisionin  “Rastet e pashpjegueshme” në TV Sciense.
Baker thotë tha se në një moment e kishte pushtuar paniku.
Në trupin e tij papritmas kishte shpërthyer flaka.
“Ishte gjëja më e mallkuar që kam parë ndonjëherë. I tëri u humba. S’kisha asnjë parafytyrim se çfarë po ndodhte me mua, asgjë s’po kuptoja. Më përfshiu paniku”, sqaroi veterani i luftës, i cili në saje të ndihmës së mikut  disi ia doli të shuante flakët dhe të kërkojë ndihmën e mjekut.
Por diagnoza nuk e kishte befasuar më shumë se flakët që papritmas kishin nisur t’ia përpinin trupin.
“Mjeku më tha: Franck, kjo flakë ka shpërthyer nga brenda”, rikujton Baker përjetimin e pazakontë, të cilin po ua rrëfente shikuesve në emisionin televiziv.

No comments:

Post a Comment